Fitimet e bizneseve turistike rriten me 12% kete vit
Written by rt on 10/08/2018
Fitimet e bizneseve turistike rriten me 12% kete vit
Administrata Tatimore vazhdon te jete e pranishme ne te gjitha zonat turistike ku po ushtrohet aktivitet ekonomik, per te kontrolluar me nga afer situaten. Referuar te dhenave qe disponon Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve, subjektet kane rezultuar me rritje te xhiros me 12% dhe numrit te kuponeve te leshuar me 28%, kjo per periudhen 1 qershor – 7 gusht 2018 krahasuar me te njejten periudhe te nje viti me pare. Te dhenat, i referohen vetem Drejtorive Rajonale Tatimore Durres, Vlore, Shkoder, Lezhe dhe Sarande, ku eshte perqendruar me shume aktiviteti turistik.
0