Mbi 200 makina retro klasike pushtojnë Tiranën në 13-16 Maj!

Written by on 13/05/2023

Turi i madh i mjeteve klasike nga Belgjika vjen në Tiranë në datat 13-16 maj dhe Retro Albania i mirëpret në Sheshin Italia. Nën filozofinë e përjetimit të një udhëtimi të paharrueshëm në timonin e makinës me një atmosferë të këndshme dhe miqësore, Tour Amical zhvillon edicionin e 19-të tijin me destinacion Sofje – Prishtinë – Shkup – Tiranë – Budva – Dubrovnik. Drejtori i DPSHTR, z.Blendi Gonxhja ishte i ftuar në emisionin Weekend Lovers në Radio Travel dhe na zbuloi më shumë detaje për këtë aktivitet.

Z.Gonxhja theksoi se ky Tour me mjete klasike, në Shqipëri, ka një potencial të madh vecanërisht në turizëm, pasi ato nuk do të ndalojnë vetëm në Tiranë por do të përshkojnë dhe veriun e vendit përpara se të shkojnë në Budva dhe Dubrovnik.

Por se çfarë na pret në javët e muajt e ardhshëm sa i përket eventeve të Retro Albania, dëgjoni të plotë intervistën:


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist