Paola & Chiara rikthehen për të bërë “kaos”!

Written by on 11/05/2023

Paola dhe Chiara më në fund kanë publikuar këngën e shumëpritur “Mare Caos”. Të freskëta nga suksesi në skenën e Festivalit të Sanremos, motrat Iezzi e paraprine  publikimin e albumit “Per Sempre” me një hit shpërthyes veror. Kenga e tyre e Sanremos “Furore” shënoi rikthimin e dyshes më të famshme të skenës  italiane, e cila i hapi rrugën kaq shumë artistëve të sotëm me këngë dhe albume të konsideruara si miliarderë të popit. Në shkurt Paola & Chiara u rikthyen në Teatrin Ariston duke entuziazmuar publikun dhe kritikët në notat e Furore mes kërcimtarëve, shkëlqimit, argëtimit dhe dëshirës se madhe për festë.

Pas suksesit te Sanremos, tashmë motrat Iezzi janë gati të marrin përsëri titullin e mbretëreshave të verës me “Mare Caos”. Kënga e kthen publikun në tingujt e fillimit të viteve 2000 duke i detyruar ata të ngrihen në këmbë dhe të kërcejnë me sytë e kthyer nga e ardhmja. Kënga është shkruar nga motrat Iezzi së bashku me Jacopo Ettorre, Federica Abbate, Federico Mercuri, Giordano Cremona, Eugenio Maimone dhe Leonardo Grillotti.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist