Year After Year – Hitet më të mëdha të vitit 1975

Written by on 10/05/2023

Sot në orën 18:00 në Radio Travel vjen Year After Year, me hitet e vitit 1975!
Të ndryshme. Kjo është fjala e parë që na vjen në mendje kur shikojmë listën që kemi përpiluar me 10 hitet e shkëlqyera të vitit 1975. Nga mesi i dekadës, rock-u kishte shkuar në kaq shumë drejtime – nga country-rock I The Eagles në hard rock-un e Led Zeppelin tek art-roku i Roxy Music, deri tek rock jugor i Lynyrd Skynyrd dhe Outlaws. Nxitjet e para të revolucionit punk u sugjeruan nga Patti Smith ndërsa të preferuarat kryesore të radiove si Elton John, Paul Simon, David Bowie dhe Pink Floyd po gëzonin ende popullaritet masiv . Një grup old school blues-rock i quajtur Fleetwood Mac u transformua, Bob Dylan lëshoi disa nga projektet  më të mira të jetës së tij dhe po ashtu Rod Stewart e Joe Cocker  mahniten adhuruesit me muziken e tyre.

Për këtë toplistë të 1975, ne u kthyem në qindra albume e hite të publikuara  në 1975 dhe me shumë vështirësi e zvogëluam listën në 10, që ne mendojmë se përfaqësojnë ajkën e hiteve te atij  vitit. Shumë prej këtyre titujve, si psh: Catch the Rainbow, Kashmir , apo Bohemian Rhapsody mbeten gurthemeli i çdo koleksioni thelbësor të disqeve klasike të rock-ut ndaj mos e humbisni sot transmetimin e Year After Year nga Ada Bileri.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist