NOTRE DAME DE PARIS VJEN NË TIRANË

Written by on 09/05/2023

Muzikali i rekordeve Guinness dhe shfaqja më e ndjekur në Evropë “Notre Dame de Paris” do të vijë për herë të parë në kryeqytetin shqiptar.

Bazuar në novelën e njohur të shkrimtarit  francez, Viktor Hygo, spektakli do të zhvillohet më 28 maj në stadiumin ‘Air Albania’.

Shfaqja Notre Dame de Paris do të mund të shijohet nga publiku shqiptar, por edhe nga vizitorët që pritet të vijnë nga vende të tjera të Ballkanit.

Notre-Dame de Paris është një muzikal francez i kënduar i cili debutoi për herë të parë më 16 shtator 1998 në Paris. Ai është luajtur në mënyrë profesionale në një serë vendesh si  Belgjikë, Kanada, Kinë, Francë, Itali, Japoni, Liban, Luksemburg, Poloni, Rusi, Singapor, Korenë e Jugut, Spanjë, Zvicër, Tajvan, Turqi, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara, dhe është përkthyer gjithashtu në tetë gjuhë.

Notre-Dame de Paris, sipas Librit të Rekordeve Guinness, ka qenë më i suksesshmi krahasuar me çdo musical tjetër.

Ky spektakël muzikor ndërkombëtar ka mahnitur mbi 15 milionë njerëz në 23 vende të botës. Besnik ndaj romanit klasik të dashur të Victor Hugo-s, NOTRE DAME DE PARIS tregon historinë e dashurisë të Kuazimodo dhe përkushtimin e tij të palëkundur ndaj ciganes së bukur Esmeralda.

Shkruar nga Luc Plamondon, kompozuar nga Richard Cocciante dhe drejtuar nga Gilles Maheu, ky prodhim mahnitës kap pasionin dhe kompleksitetin e dashurisë përmes muzikës emocionuese dhe koreografisë akrobatike, të gjitha të realizuara përpara katedrales ikonike franceze!


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist