Albanian Pop Rock-In Memoriam, shtyhet në datën 15 maj, për shkak të motit!

Written by on 09/05/2023

Albanian Pop Rock, koncerti i ideuar nga Kozeta Kurti vjen këtë vit në edicionin e tij të 7-të, nën konceptin In Memoriam. E ftuar para disa ditesh,  në emisionin “Weekend Lovers”, në Radio Travel, producentja e këtij koncerti Kozeta Kurti, u shpreh se  do të ngjiten në skenë 15 artistë, për të risjellë këngët më të bukura të artistëve shqiptar që nuk jetojnë më, mes tyre Françesk Radi, Anita Bitri, Gent Demaliaj, Agron Berisha, Mentor Xhemali e shumë të tjerë. Muzika shqiptare është kaq e pasur saqë risjellja e një pjese të saj në koncerte të tilla, bën që publiku ta përqafojë çdo performancë me shumë kënaqësi.

Për më tepër që përzgjedhja e artistëve këtë vit në In Memoriam, është bërë duke marrë në konsideratë një lidhje shpirtërore që secili prej tyre kanë me artistët që nuk jetojnë më, shpjegoi Kozeta . Albanian Pop Rock-In Memoriam tashmë do të mbahet më datë 15 maj në Qendrën Kulturore të Katedrales Orthodhokse në Tiranë, duke nisur në orën 20:00.

Për më shumë detaje rreth biletave dhe koncertit ndiqni të plotë intervistën 

 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist