Kroacia rrit taksën për turistët!
Written by rt on 04/08/2018
Kroacia rrit taksën për turistët!
Kroacia do të rrisë taksën turistike me 25% në 2019 –ën.
Me përjashtim të kampeve, tarifat e reja do të zbatohen për të gjitha strehimet.
Vizitorët në destinacionet popullore turistike do të paguajnë (1.4 Euro) për person për një natë.
Rregullorja e re duhet të hyjë në fuqi nga 1 janari 2019 dhe do të zbatohet vetëm gjatë sezonit më të lartë turistik.
Sipas një deklarate të publikuar në faqen e internetit në Bordin e Turizmit të Kroacisë, fondet e mbledhura do të përdoren për të forcuar disi pozicionin e Kroacisë në një industri konkurruese globale të turizmit.
Paratë do të rishpërndahen nëpër qytetet, komunat, si dhe në Bordin Kombëtar Kroat Turistik (HTZ) dhe Kryqi i Kuq.
Në vitin 2017, Bordi Kroat i Turizmit mblodhi plot (55 milionë euro) nga taksat turistike.