Cfarë nuk po shkon me Kullën Eiffel ?!

Written by on 04/08/2018

Cfarë nuk po shkon me Kullën Eiffel ?!



Kulla Eiffel në Paris u mbyll të mërkurën dhe të enjten e kësaj jave sepse punonjësit e saj dolën në grevë mbi një rregull të ri të vendosur së fundmi, si pasojë e së cilit po shkaktohen rradhë tejet të gjata turistësh. 

Por bordi menaxhues i Kullës Eiffel, ka vendosur gjithashtu të rezervojë ashensorë të veçantë për çdo lloj bilete që blihet, një ndryshim ky i cili ka krijuar rradhë shumë të gjata pritjeje.

Të shumtë janë turistët të cilët janë shprehur shumë të zhgënjyer në lidhje me vizitën e tyre në këtë monument.

Por durimi i turistëve nuk ka qënë i vetmi që ka marrë fund, sepse së bashku me të janë acaruar shumë edhe punonjësit, të cilët kanë dalë në grevë, sepse kërkojë që të gjithë ashensorët të jenë të aksesueshëm nga të gjithë turistët.

 

Tagged as

Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist