Shqiptaret duan te vishen mire, ja qytetet qe shpenzojne me shume!

Written by on 12/10/2018

 

Shqiptaret jane shquar nder vite si “qejflinje” pas veshjeve dhe kepuceve. Sipas nje studimi interesant nga INSTAT duket se shqiptaret nuk e kane humbur traditen per t’u veshur bukur dhe konkurrojne per shpenzimet edhe me qytetaret e Bashkimit Europian. Korçaret kryesojne listen per sa i perket shpenzimeve per veshje dhe kepuce, sipas te dhenave te publikuara nga Instituti i Statistikave ne Anketen e Buxhetit te Familjeve 2017. Banoret e qarkut Korçe shpenzuan per veshje dhe kepuce 5.7% te totalit te te gjithe shpenzimeve. Megjithate, ne krahasim me nje vit me pare ku shpenzimet llogariteshin 6.2%, ato rane. Te dytet per shpenzimet me te larta per veshje dhe kepuce jane dibranet. Qarku i Tiranes, pjese e te cilit eshte edhe kryeqytetit, renditet i treti per shpenzimet me te larta per veshje dhe kepuce, me 4.7% te totalit. Me pas per shpenzime te larta renditen qarku Durres Gjirokastra dhe Berati .  Por edhe ne krahasim me disa vende anetare te Bashkimit Europian, si Greqia, Danimarka, Franca apo Bullgaria, Shqiperia kishte shpenzime me te larta per veshje dhe kepuce.

 

 

 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist

Background