Blogerja Sarah Berisha: Arritja më e madhe kur të krijoj një markë timen!

Written by on 20/03/2021

E ftuar dje në mbrëmje në emisionin “Rozë” që transmetohet çdo të premte në ekranin e Premium Channel ishte blogerja e njohur Sarah Berisha.

Vajza simpatike nga Durrësi tani ka 5 vite që i përkushtohet pasionit të saj, për të cilin pohon se prej kohësh e ka kthyer në profesion. Për Sarën të jesh blogere në Shqipëri është deri diku e lodhshme, pasi njerëzit sipas saj nuk i japin vlerësimin e duhur. Megjithatë, për të blogu është burimi primar i të ardhurave monetare.

Për të qenë e suksesshme sipas Sarës duhet të kapësh ritmin dhe të ndjekësh trendet e fundit. Përsa i takon komenteve negative apo zërave kritike Sara tha se përpiqet t’i marrë me sportivitet.

Prindërit respektojnë zgjedhjet e Sarës, pavarësisht se në fillimet e saj kishin dëshirë për një orientim tjetër. Gërshetimi i klasikes me sportiven vazhdon të mbetet stili i preferuar i Sarës. Ajo u shpreh se raportet me blogeret e tjera i ka shumë të mira.

Një moment pikant në emision ishte videomesazhi i Diteas, motrës së Sarah Berisha. Kjo e fundit mbeti shumë e emocionuar dhe e kënaqur. Për të Ditea është fansja dhe kritikuesja më e madhe!

E pyetur se çfarë do të konsideronte si arritjen më të madhe, Sarah u përgjigj:

“Arritja ime më e madhe do jetë kur të krijoj një brand (markë) timen”. 

Emisionin e plotë mund ta ndiqni në videon më poshtë: 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist