Ornela Çuçi në Rozë: Kam shumë ambicie dhe vullnet për të arritur aty ku dua!

Written by on 13/03/2021

E ftuar në Rozë mbrëmjen e djeshme ishte zëvendës Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Zonja Ornela Çuçi. Ornela është përherë aktive në jetën publike dhe studiot televizive për të folur me pasion e përkushtim për turizmin në Shqipëri, edhe pse aktualisht ky i fundit nuk është në sezonin e tij më të mirë. Gjithsesi në Rozë, ajo foli nga një aspekt tjetër e më i ngrohtë për politikën, por edhe mbi jetën e saj personale.

Ajo u shpreh se është shumë e lumtur që tanimë mjedisi dhe dashuria për natyrën është kthyer në një modë për shumë të rinj edhe në Shqipëri.

“Jam shumë me fat që jam në këtë moment, në këtë ministri” thotë Zonja Çuçi.

 

Familja për të është shumë e rëndësishme. Dy fëmijët i ka rritur e vetme  dhe thotë se është munduar t’i qendrojë pranë për çdo gjë. Të bërit mama në moshë të hershme ka qenë një ndër sfidat e saj më të mëdha, por që gjithsesi nuk e ka penguar aspak për t’u ngritur përherë e më shumë nga ana profesionale.

“Të studiuarit ka qenë shpëtimi im”, shprehet Ornela. “Jam njeri me shumë ambicie dhe vullnet për të arritur aty ku dua”!

 

Në listën e gjatë të vendeve që ajo ka vizituar, zëvendës ministrja veçoi Afrikën si destinacionin që i ka bërë më shumë përshtypje.

Zonja Çuçi dha ndër të tjerash edhe një mesazh të rëndësishëm ndaj grave dhe vajzave, fokusit të emisionit “Rozë”:

“Të gjithë prindërit në Shqipëri duhet të kuptojnë se vajza nuk është thjesht objekt për t’u martuar. Vajza është gjëja më e vyer që ata kanë dhe duhet ta trajtojnë si të tillë…

Të dashura vajza dhe gra, mundohuni të jeni të lumtura, jo vetëm për veten, por mbi të gjitha për fëmijët tuaj. Sepse vetëm në këtë mënyrë, i jepni fëmijëve pajën më të madhe që ata mund të marrin: Fëmijërinë e tyre të lumtur, duke parë një mami të lumtur”!

Intervistën e plotë me moderatoren Mikaela Brokeri e gjeni në videon më poshtë:


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist