Studimi: Inteligjentet jane te crregullt, flene vone dhe thone fjale te pista!

Written by on 20/09/2018

 

 Njerezit e zgjuar priren te jene me te çrregullt, te flene vone dhe te thone me shume fjale te pista. Ky eshte perfundimi i arritur nga tre studime te ndryshme, te bazuara ne zakonet e njerezve qe kane koeficient inteligjence me te larte se mesatarja. Studiuesit vune re nje lidhje mes inteligjences se larte dhe kreativitetit me tryezen e çrregullt te punes.Rremuja e tavolines mund te jete per shkak te dembelizmit, por edhe te mungeses se kohes dhe nje çrregullim i tille stimulon kreativitetin. Nje tjeter prirje anormale ka te beje me oraret: njerezit me te mençur, ne pergjithesi, shkojne ne shtrat vone dhe nuk zgjohen shume heret. Nder njerezit me te njohur me koeficient te larte inteligjence, qe qendronin zgjuar per pjesen me te madhe te nates kane qene: Charles Darwin, Winston Churchill, Elvis Presley, Keith Richards dhe Barack Obama. Edhe me i çuditshem duket te jete rezultati perfundimtar se njerezit me inteligjente jane ata qe tentojne te mallkojne me shume, pa hequr dore nga perdorimi i fjaleve te keqija. Ne veçanti, ata qe kane tendence te thone disa shprehje te ndryshme vulgare dhe kane fjalor me te pasur se te tjeret.

 

 

Tagged as

Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist