San Francisco, ndalohet përdorimi i teknologjisë për “njohjen e fytyrës”

Written by on 15/05/2019

 

 

Ligjvënësit në San Francisco kanë votuar pro ndalimit të njohjes faciale, duke u bërë kështu qyteti i parë amerikan që vepron në këtë mënyrë. Teknologjia në fjalë nuk do të lejohet të përdoret nga agjencitë lokale, si për shembull autoritetet e transportit publik apo ato ligjzbatuese. Veç kësaj, kushdo që planifikon të blejë tashmë ndonjë lloj teknologjie mbikëqyrëse duhet të kërkojë më parë miratimin e administratorëve të këtij qyteti. Unioni Amerikan I Lirive Qytetare eshte shprehur se nje nisme e tille eshte per tu pergezuar pasi mbron  sigurinë dhe të drejtat e njeriu. Rregulli i ri nuk do të aplikohet për masat e sigurisë në aeroportin dhe portet detare të San Franciscos, pasi ato drejtohen nga agjencitë federale dhe jo ato lokale.

 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist