Bie shitjet e ndërkombëtare të Huawei
Written by rt on 18/06/2019
Themeluesi i firmës kineze të teknologjisë Huawei, Ren Zhengfei ka deklaruar se shitjet ndërkombëtare të saj kanë rënë me 40% muajin e kaluar pas shantazhit intensiv të Shteteve të Bashkuara. SHBA e ka futur kompaninë kineze në listën e kompanive me të cilat firmat amerikane nuk mund të tregtojnë nëse nuk janë të licensuara. Sipas Shtete të Bashkuara kompania kineze paraqet rrezik për sigurinë. Themeluesi i Huaweit ka shtuar se kompania do ta rikthejë gjallërinë në vitin 2021.