Author: rt

Page: 15

Ndonëse 2020 ishtë një vit i vështirë për turizmin kulturor, nuk munguan kureshtarët vendas dhe të huaj në muzetë, parqet dhe kalatë e vendit tonë. Sipas Ministres së Kulturës Elva Margariti  vitin e kaluar monumentet e kulturës u vizituan nga 62. 627 vizitorë. “Edhe pse një vit i vështirë, nuk e ndalëm punën në promovimin […]

Ditën e djeshme është mbajtur ceremonia e betimit të presidentit të 46-të të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden. Po ashtu edhe Kamala Harris u betua si nënpresidente. “Kjo është dita e Amerikës. Kjo është dita e demokracisë. Një ditë e historisë dhe shpresës. “Unë do të jap gjithçka. Unë nuk do të mendoj për pushtet, por […]

Trendi i ri emigracionit për shqiptarët është Gjermania.Të dhënat e Eurostat tregojnë se përgjatë viteve 2017-2019 lejet e qëndrimit për shqiptarët në Gjermani u dyfishuan.  Në vitin 2019 ato arritën në 42 mijë e 600 mijë persona nga rreth 24 mijë leje që ishin në vitin 2017. Niveli i lartë i zhvillimit ekonomik e social, […]

Një restorant vegan në Francë ka fituar një yll Michelin. Motivacioni i këtij çmimi prestigjioz është fakti se ky është i pari restorant në vend që shërben vetëm produkte pa mish. Restoranti ONA që ndodhet në qytetin e Ares është hapur në vitin 2016 dhe drejtohet nga një grua. Vallée ofron shtatë pjata në menunë […]

Avionët Boeing 737 Max së shpejti mund të fluturojnë në qiell, pas disa kohësh të pezulluar për shkak të aksidenteve famëkeqe në Etiopi dhe Indonezi. Pritet që javën e ardhshme Bashkimi Evropian të lëshojë lejet e fluturimit të këtyre tip avionëve për pasagjerët. Sipas drejtorit të Agjencisë Evropiane të Sigurisë së Aviacionit, Patric Ky,  ndryshimet […]

E ftuar në mëngjesin e së mërkurës, në “Boeing 104.6” në Premium Channel dhe Radio Travel ishte dhe Borana Tartari, e cila jeton në Bergamo që prej vitit 2005 së bashku me bashkëshortin dhe dy fëmijët. Borana është përpjekur të jetë aktive në jetën e qytetit duke marrë pjesë në nisma konkrete në ndihmë të […]

I ftuar sot në mëngjes në “Boeing 104.6” në Premium Channel dhe Radio Travel ishte Durim Taci, një shqiptar i mirë që jeton dhe punon në Bergamo që prej vitit 2000. Ai ka punuar si skenarist, gazetar dhe së fundmi si specialist i botimeve në Ministrinë e Kulturës, ndërsa aktualisht jeton në Bergamo së bashku […]

Gjermania ka shtyrë izolimin deri më 14 shkurt. Kjo do të thotë se restorantet, dyqanet jo të domosdoshme dhe aktivitetet e kohës së lirë do të vijojnë të mbeten të mbyllura deri në një urdhër të dytë. Gjithashtu, rregulli i mbajtjes së maskës do të përforcohet akoma më shumë në ambientet publike, në tren dhe […]

Restorantet në Maqedoninë e Veriut tanimë do të mund të funksionojnë deri në orën 21:00. Përjashtim do të bëjnë  restorantet dhe hotelet në aeroporte apo stacione karburanti të cilat nga 21 janari do të mund të punojnë me kohë të plotë. Sipas Ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe duke parë situatën epidemiologjike në vend, është e […]

Duke nisur nga dita e sotme në qytetin e Milanos nuk do të lejohet konsumi i duhanit në ambiente publike.  Kjo masë e re nga bashkia e Milanos është ndërmarrë me qëllim përmirësimin e cilësisë së ajrit.  Konsumi i duhanit do të ndalohet në stadium, parqe, varreza, ambiente sportive dhe zonat për kafshët.


Current track

Title

Artist