Durim Taci: “Bergamo është një qytet që duhet vizituar patjetër”

Written by on 20/01/2021

I ftuar sot në mëngjes në “Boeing 104.6” në Premium Channel dhe Radio Travel ishte Durim Taci, një shqiptar i mirë që jeton dhe punon në Bergamo që prej vitit 2000. Ai ka punuar si skenarist, gazetar dhe së fundmi si specialist i botimeve në Ministrinë e Kulturës, ndërsa aktualisht jeton në Bergamo së bashku me gruan dhe vajzën. Durimi punon si nënpunës në studion e shërbimeve teknike administrative fiskale të farmacive në Bergamo. Përveç formimit filologjik dhe kinematografisë në Tiranë, ka studiuar për filozofi në Milano. Durimi frekuenton rrethet filozofike në Bergamo e Milano, ku ftohet shpesh në cilësinë e relatorit.


Current track

Title

Artist