Joe Biden rrëmben fitoren/ Betohet se do të jetë president i të gjithëve!

Written by on 21/01/2021

Ditën e djeshme është mbajtur ceremonia e betimit të presidentit të 46-të të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden. Po ashtu edhe Kamala Harris u betua si nënpresidente. “Kjo është dita e Amerikës. Kjo është dita e demokracisë. Një ditë e historisë dhe shpresës. “Unë do të jap gjithçka. Unë nuk do të mendoj për pushtet, por për personalitete, në mënyrë që të gjithë ne të mund të shkruajmë historinë e Amerikës, një histori dashurie, dinjiteti, madhështie. Ne duhet t’i përgjigjemi këtij momenti të shpresës dhe drejtësisë. Kjo shpresë nuk ka vdekur dhe Amerika do të jetë sërish e shkëlqyeshme në të gjithë botën”, tha Biden, duke u zotuar se do të jetë president i të gjithë amerikanëve. Biden fitoi zyrtarisht zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit 2020 duke mundur Donald Trump, një ish-president i cili për herë të parë nuk merr pjesë në ceremoninë e fitores së kundërshtarit.


Current track

Title

Artist