Borana Tartari, shqiptarja që ka marrë pjesë në zgjedhjet komunale në Bergamo

Written by on 20/01/2021

E ftuar në mëngjesin e së mërkurës, në “Boeing 104.6” në Premium Channel dhe Radio Travel ishte dhe Borana Tartari, e cila jeton në Bergamo që prej vitit 2005 së bashku me bashkëshortin dhe dy fëmijët. Borana është përpjekur të jetë aktive në jetën e qytetit duke marrë pjesë në nisma konkrete në ndihmë të komunitetit. Veçanërisht është marrë me integrimin e komunitetit të shqiptarëve që jetojnë në Bergamo, ndërsa gjatë vitit 2019 ka qenë pjesë e fushatës së Partisë Demokratike të Bergamos për zgjedhjet komunale, duke qenë kështu aktive në jetën politike të Bergamos. Ajo lobon shumë që bizneset italiane të vinë në Shqipëri për të investuar kapitalet e tyre në të gjitha fushat.


Current track

Title

Artist