Zelanda e Re ndalon turistet qe nuk dorezojne fjalkalimet e celulareve ne kufi!

Written by on 09/10/2018

 

Zelanda e Re vijon te perforcoje ligjet per turistet e huaj. Se fundmi, aktivistet e te drejtave te privatesise kane denoncuar ligjin me te ri ne Zelande, sipas te cilit punonjesi e kufirit do t’u kerkojne turisteve qe te zhbllokojne çdo pajisje digjitale, duke perfshire edhe celularet. Sipas Aktit te Doganave dhe Akcizave 2018, i cili hyri ne fuqi kete jave, vizitoret qe refuzojne te dorezojne fjalekalimet e tyre te celularit mund te perballen me ndjekje penale dhe nje gjobe deri ne 3200 dollare. Ligji po ashtu lejon punonjesit e kufirit te mbajne dhe konfiskojne pajisjet e turisteve nese ata shfaqin ‘rezistence’ ne marrjen e tyre. Zelanda e Re eshte vendi i pare qe pare qe parashikon gjobe per udhetaret qe refuzojne te dorezojne fjalekalimet e celularit, megjithese vendet e shumta lejojne zyrtaret e kufirit te kryejne kerkesa te ngjashme. Shtetasit e huaj qe udhetojne ne SHBA dhe nuk pranojne te dorezojne fjalekalimin e celularit, mund t’u refuzohet hyrja ne vend nese nuk jane bashkepunues.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist

Background