Xiaomi prezanton Mi 8, nje sinonim i iPhone X!
Written by rt on 02/06/2018
Prodhuesi kinez i telefonave Xiaomi ka prezantuar smartphone-in e tij te ri kryesor, modelin Mi 8, i cili ndjek moden e ekraneve pa bordura anash.Mi 8, i cili ngjan jashtezakonisht shume me iPhone X, ka nje ekran 6.21 inch AMOLED, me ne krye nje te prere ku vendoset kamera e selfieve 20 MP. Dy kamerat e pasme kane nje rezolucion nga 12 MP, ndersa sa i takon videos, celulari eshte ne gjendje te xhiroje ne cilesi Full HD me 240 shkrepje ne sekonde. Aparati celular mbeshtillet nga nje panel i pasem prej xhami dhe ka nje kornize alumini. Sipas kompanise, ky eshte edhe celulari i pare qe perdor dy frekuenca GPS per te ofruar nje saktesi me te madhe gjate udhetimit. Mi 8 do te shitet per rreth 45 mije leke.