Valixhja motor, heq stresin e peshave ne udhetim!

Written by on 30/04/2018

Valixhja motor, heq stresin e peshave ne udhetim!

Valixhet dhe terheqja e tyre nga njeri aeroport a stacion ne tjetrin jane nder problemet me te medha kur udhetojme. E per te lehtesuar sa me shume kete, nje grup shpikesish te rinj kane dale me nje risi interesante; valixhen qe jo vetem nuk ka nevoje qe te terhiqet, por ju terheq ju! Ajo eshte nje valixhe me rrota e quajtur “Modobag” qe shnderrohet ne nje mjet transporti te kendshem. Mjafton qe te hapni timonin komandues, te hipni mbi te dhe do te ecni! Ajo furnizohet me nje bateri te fuqishme, por praktike dhe e lehte, qe karikohet permes energjise elektrike dhe ne gjendje qe te udhetoje per 9 kilometra pa patur nevoje per nje karikim tjeter. Valixhja motor kap nje shpejtesi nga 7 deri ne 11 kilometra per ore dhe mund te blihet per nje çmim prej 1400 dollaresh.

 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist