Turistet aziatike zbulojne Shkodren

Written by on 06/06/2018

Shkodra po preferohet gjithnje e me shume nga turistet vendas e te huaj ne kete fillim sezoni. Nje nga kombesite qe po vihet re me shume ne Shkoder kete vit jane turistet aziatike. Ne nje lidhje te drejtperdrejte ne emisionin Travel Club me gazetarin Ergys Kavaja nga Shkodra mesuam se qytetin e vizitojne 4- 5 autobuze me turiste nga Kina dhe Japonia ne dite nderkohe qe atraksionet me te preferuara te turisteve ne Shkoder jane kalaja e Rozafes, muzeumet Oso Kuka, Marubi dhe ai i Krimeve te Komunizmit. Gjithashtu nje atraksion per turistet ne Shkoder mbetet Liqeni i qytetit i cili ne zonen e Shirokes eshte dhe me i frekuentuari. Per kete aryse ne kete zone ne shtator do te nise nje projekt i ngjashem me Lungomaren ne Vlore qe ne rastin e Shkodres do te quhet Lungolago, i cili do te sjelle nje shetitore dhe hapsira rekreative per vizitoret ne kete liqen.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist