Tirana aspiron për Kryeqytetin Europian të të Rinjve !

Written by on 20/04/2019

Tirana ka nisur punën, që në vitin 2022 të jetë Kryeqyteti Europian i të Rinjve. Për t’ia arritur qëllimit, Bashkia e Tiranës,  organizata rinore, gjimnazistë dhe studentë u mblodhën së bashku në një tryezë për të diskutuar rreth sfidave dhe hapave që do të merren për të përmbushur me sukses këtë qëllim. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se aktualisht Tirana është përzgjedhur si një nga 5 finalistet dhe synimi është fitorja. Aplikimi është në linjë me prioritetet e Bashkisë së Tiranës për rijetëzimin e kapaciteteve kulturore, artistike, sociale, ekonomike dhe edukative të të rinjve. Tirana i plotëson të gjitha kushtet dhe ka gjithë mundësitë për ta fituar garën, për t’u kthyer në epiqendrën e ngjarjeve kulturore, artistike, sociale, edukative dhe ekonomike jo vetëm në nivel vendor, por edhe në atë evropian, në vitin 2022.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist