Rikthehen jelek-verdhët!
Written by rt on 20/04/2019
Frika e përshkallëzimit te dhunës gjatë protestës së radhës së jelek-verdhëve ne Paris, i ka detyruar autoritetet të mobilizojnë të shtunën në mbarë Francën mbi 60 000 policë dhe forca të xhandarmërisë. Protesta janë lajmëruar edhe pranë katedrales Notre Dome në Paris dhe ministri i Brendshëm e quajti këtë një provokim të pastër. Shefi i policisë, Didier Lallement, tha nga ana e tij se tubimet e lajmëruara të jelekverdhëve do te perqendrohen në disa qytete të Francës, në Tuluz, në Montpelie, Bordo dhe në zona të veçanta të Parisit. “Objektivi i tyre është i qartë, një skenar i dytë si ai i 16 marsit”, vijoi ministri referuar veprimit të 20 jelekverdhëve, ku Pallati Elize u vu në shënjestër të dhunës. Këto ngjarje sollën shkarkimin e shefit të policisë së Parisit.