Shqiperia mes destinacioneve me te preferuara kete vit nga norvegjezet!
Written by rt on 03/09/2018
Pas Suedise, nje tjeter vend nordik duket se eshte dashuruar me Shqiperine si zbulimi i ri i kesaj vere. Tur operatoret ne Norvegji shprehen se kerkesat per te udhetuar drejt vendit tone i kane detyruar te ofrojne me shume paketa dhe fluturime direkte. 2018 shenoi edhe nje zhvillim te rendesishem per Shqiperine mes turisteve norvegjeze. Kete vit sipas operatoreve turistik norvegjeze destinacionet me te preferuara per turistet nordike kane qene Greqia, Kroacia, Spanja dhe Shqiperia.