Shkence, prezantohet mini roboti qe transporton mjekimin ne inde
Written by rt on 29/01/2019
Shkence, prezantohet mini roboti qe transporton mjekimin ne inde
Zhvillohet nje mini-robot qe mund te udhetoje ne trupin e njeriut per te transportuar ilaç direkt ne indet e semura, dhe qe eshte ndertuar ne menyre te tille qe i pershtatet formes dhe levizjeve te baktereve. Ky mini-robot u zhvillua nga Selman Sakar si dhe nga shkenctaret e universitetit Ecole Polytechnique Federale de Lausanne (EPFL). Roboti eshte disa milimetra i gjate, dhe ndryshon forme e cila pershtatet ne rrugen e tij (p.sh. enet e gjakut) dhe perbehet nga nanokomposite te hidrogelit, te cilat mund te komandohen drejt destinacionit te synuar me ane te terheqjes magnetike.Pajisje te tilla mund te perdoren ne te ardhmen per leshimin e barnave ne zemer te indeve te semura, per shembull ne nje semundje tumori.