Samsung do te paguaje kundrejt Apple 539 milione dollare!
Written by rt on 25/05/2018
Nje gjykate amerikane ka urdheruar “Samsung Electronics” t’i paguaje “Apple”-it plot 539 milione dollare demshperblim per kopjimin e karakteristikave te “iPhone”-it te saj origjinal.Vendimi i kesaj jurie perben hapin me te fundit te nje beteje te gjate ligjore mes prodhuesve me te medhenj te “smartphone”-ve ne bote.Sherri nisi ne vitin 2011, kur gjiganti amerikan argumentoi se “Samsung”-u koreano-jugor kishte shkelur disa patenta.Nje vit me vone, “Apple” fitoi te drejten te paguhej me 1.05 miliarde dollare per demin e pesuar, por dy rivalet kane luftuar fort qe atehere per shumen perfundimtare, e cila tashme fiksohet ne mbi 530 milione dollare.Keto parà kerkohen per shkeljen e 3 patentave te dizajnit te “Apple”, ndersa pjesa tjeter ishte per shkelje te dy funksioneve te patentuara.