Rusia kerkon heqjen e “Telegram” nga App Store!
Written by rt on 01/06/2018
Rregullatori rus i telekomunikacioneve ka kerkuar nga firma amerikane “Apple” te heqe aplikacionin “Telegram” nga version rus i app store. Pavaresisht perpjekjeve te autoriteteve ruse per te bllokuar aplikacionin nga mesi i prillit, “Telegram” vazhdon te kete nje perdorim te gjere. Roskomnadzor i ka dhene Apple-it nje muaj kohe per te kthyer pergjigje dhe eshte ende e paqarte se çdo te ndodhe nese Apple e injoron kerkesen. “Telegram” eshte nje program i zhvilluar ne Rusi dhe eshte nje nga sherbimet me te njohura te mesazheve ne bote. Kompania u largua nga Rusia per shkak te rregulloreve te internetit ne vend dhe tani eshte i bazuar ne Dubai. Mijera njerez u mblodhen ne Moske ne prill per te protestuar kunder ndalimit te aplikacionit.