Rritet numri i turisteve, 93% e tyre te kenaqur nga pushimet ne Shqiperi
Written by rt on 31/08/2018
93% e te huajve qe kane vizituar vendin tone kete vit shprehen se do t’ia rekomandojne ate miqve dhe te afermve te tyre. Te dhenat jane mbledhur nga projekti “Smile Albania”, ne disa prej pikave turistike me te rendesishme ne vend. Ne pyetesorin e plotesuar nga turistet e huaj ne momentin e daljes nga Shqiperia, 87% e tyre jane shprehur se kane ngelur shume te kenaqur nga pervoja e kaluar ne vendin tone. Ne shtate muajt e pare te vitit, Shqiperia eshte vizituar prej 4.4 milione shtetasve te huaj. Projektimet zyrtare flasin se deri ne fund te vitit, Shqiperia do te terheqe 6.2 milione te huaj, te cilet do te kontribuojne me 2 miliarde euro per ekonomine kombetare.