Risi në teknologj, roboti “Tengai” mund t’ju marrë në punë…

Written by on 19/03/2019

Risi në teknologj, roboti “Tengai” mund t’ju marrë në punë… Teknologjia tashmë i jep fund paragjykimeve ndaj të intervistuarve për një vend pune të caktuar, me anë të krijimit më të ri. Bëhet fjalë për një Robot të quajtur “Tengai” i cili do të realizojë intervista pune si të ishte njeri. Furhat Robotics pjesë e një kompanie të robotikës dhe inteligjencës artificiale në Stokholm, shpiku robotin me qëllim itervistimin e punëkërkuesvë. Roboti ka madhësinë 41 cm dhe peshon 3.5 kilogram. Duket e pabesueshme, mirëpo ‘Tengai’ ka aftësinë të lëvizë sytë dhe të buzëqeshi ndërkohë që interviston kandidatët për një punë të caktuar. Për vite të tëra kompania është përpjekur të ndërtojë robotin në mënyrë që ai të ketë aftësi të kuptojë mimikat e njerëzve. Sipas kompanisë ky robot u krijua për ti dhënë fund paragjykimeve të pavetëdijshme në lidhje me kompetencën e dikujt në bazë të gjinisë, etnisë, zërit, arsimit, pamjes ose si rezultat i bisedave joformale para ose pas një interviste. Tashmë roboti i teknologjisë së fundit, ‘Tengai’ do të bëjë intervistën me punëkërkuesit dhe do të paraqesë të gjitha pyetjet në mënyrë identike, më të njëjtin ton, dhe zakonisht, në të njëjtën mënyrë për të gjithë. Kjo mendohet se do të krijojë një intervistë më të drejtë dhe më objektive pune. Pastaj menaxherët e kompanisë do të marrin të transkriptuar secilën intervistë dhe sipas përgjigjeve të marra do të arrijnë të përzgjedhin kandidatin e duhur.Kompania e cila krijoji robotin po bën testime të shumta për ta përgatitur për të intervistuar kandidatët për punë në fund të muajit maj.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist