Qeveria bashkepunim me platformat Booking dhe Airbnb per informalitetin

Written by on 06/09/2018

 

Ne kuader te aksionit antiinformalitet ne fushen e turizmit, qeveria shqiptare po tenton te hedhe nje hap tjeter ne menyre qe te formalizoje  teresisht strukturat akomoduese. Burime zyrtare nga Ministria e Financave, bejne me dije se midis ketij institucioni dhe dy platformave me te medha nderkombetare per akomodimin si Booking.com dhe AirBNB po tentohet qe duke filluar qe nga Janari i vitit te ardhshem te deklarohen te gjitha transaksionet  e bera nga keto struktura. Sipas te dhenave zyrtare te Ministrise se Turizmit, rreth 33 per qind e turizmit akomodues ne vend funksionon ne informalitet te plote dhe se fundmi eshte kthyer ne qender te aksionit te administrates tatimore. Te dhenat tregojne se ne te gjithe vendin jane 3791 struktura akomoduese. Formalizmi ne turizem ne 8 muajt e ketij vit llogaritet ne vleren e 5.6 mld lekeve.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist