Plazhet e Shqipërisë, larg standardeve europiane!
Written by rt on 08/06/2019
Agjensia Europiane e mjedisit ka publikuar raportin e të dhënave për cilësinë e plazheve. Shqipëria edhe pas një progresi të ndjeshëm, rezulton të jetë në vendet me progresin më të ulët në Europë. Në raport thuhet se vetëm 62% e plazheve në vendin tonë , ka cilësi të shkëlqyer uji. Konkurenca e vë Shqipërinë në vendin e fundit. Megjithatë duke parë grafikët e raportit, progresi është i ndjeshëm.