Papunësia, kryefjala e vitit, por shifrat befasojnë duke thyer rekordin 30 vjeçar!

Written by on 18/12/2019

Papunësia ka shënuar rënie të konsiderueshme  në tremujorin e tretë duke i rezistuar kështu edhe ngadalësimit të ekonomisë. INSTAT ka bërë të ditur nga të dhënat e paraqitura se shkalla e papunësisë ka rënë në 11.4% nga 11.5% që ishte në tremujorin e dytë. Sipas statistikave, ky ishte niveli më i ulët i papunësisë në shifrat zyrtare të post-komunizmit. Sektorë si energjitika dhe lojërat e fatit kanë pësuar goditje të ndjeshme këtë vit, dhe pritej të reflektohej edhe në treguesit e ekonomisë, por mesa duket nuk ka ndodhur kështu. Kontributin kryesor në rritjen e punësimit për tremujorin e tretë e ka dhënë industria.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist