Nasa në ndjekje të asteroidit të pasur
Written by rt on 04/07/2019
Një asteroid gjigand i quajtur” 16 Psyche” përmban metale të çmuara të cilat mund të bëjnë këdo në planetin tonë një milardier. Misioni i Nasës në vitin 2022 do të ketë objektiv asteroidin i cili orbiton Diellin midis orbitave të Marsit dhe Jupiterit. Psyche ka marrë gjithashtu edhe vëmendjen e kompanive të minierave të hapësirës të cilat shpresojnë të trokasin një ditë në rezervat e pasura të asteroidit prej ari, hekuri dhe nikeli. Megjithatë, shkenctarët kanë paralajmëruar se minierat e hapësirës mund të përbëjnë kërcënim për ardhmen e jetës në Tokë.