Louis Vuitton kalon Zara-n, Arnault me i pasur se Ortega
Written by rt on 31/08/2018
Aksioneret e kompanive gjigante te modes, Bernard Arnault dhe Amancio Ortega, perkatesisht pronare te Luis Viton dhe Zara jane banoret e vetem europiane qe zoterojne me shume se 50 miliarde dollare. Megjithate, pasurite e tyre kane nisur divergjencen prej rritjes se kerkeses per mallra luksoze dhe ngadalesimit te shitesit me pakice te veshjeve.Ortega, themeluesi i Inditex, qe zoteron Zara, ka patur nje renie me me shume se 7% te pasurise se tij kete vit, ne 69.7 miliarde dollare, sipas indeksit te Bloomberg qe ndjek miliarderet. Arnault, presidenti i firmes franceze LVMH, zoteron 79.3 miliarde dollare, me nje rritje prej 25% kete vit, duke i zene vendin Ortega si personi me i pasur ne Europe.Tregu i mallrave luksoze eshte rritur me me shume se 8% kete vit ne 281 miliarde euro, nxitur nga kerkesa kineze.