Kur do te shkojne turistet e pare ne Hapsire?

Written by on 11/06/2018

Vitin e shkuar, kompania e raketave te Elon Musk, SpaceX, njoftoi se ne vitin 2018 do te fillonin te dergonin kliente ne nje udhetim rreth henes. Deri me sot nuk eshte njoftuar asgje tjeter, por ka pasur te dhena qe tregojne se misioni s’do te behet kete vit, e ndoshta as ne vitet e ardhshme. Zedhenesi i SpaceX, James Gleeson, konfirmoi kete jave se kompania vazhdon te planifikoje udhetime individesh perreth henes.  Por ai nuk jep detaje te metejshme per se kur do te kryheshin misionet.Plani fillestar ishte te çonin turiste ne hapesire, identiteti i te cileve do te mbahej sekret, me nje rakete “Falcon Heavy”. Keto jane raketat masive te SpaceX qe derguan Teslan e Musk-ut ne hapesire, per udhetimin historik te perurimit, kater muaj me pare.Megjithate, Musk tha ne muajin shkurt per gazetaret se SpaceX nuk ka ne plan, tani per tani, te certifikoje Falcon Heavy per te transportuar njerez ne hapesire. Kjo nenkupton se planet e tij per te transportuar turiste ne hapesire kane ndryshuar.

 


Current track

Title

Artist

Background