Komani, bukuri natyrore por edhe ndotje!
Written by rt on 11/06/2018
Zona e Komanit, me liqenin me te njejtin emer dhe lumin Drin nga njera ane si dhe relievin alpin nga ana tjeter, po terheq gjithnje e me shume turiste, sidomos te huaj. Por, operatoret turistike ne Koman dhe turistet e huaj ngrene shqetesimin se ndotja e liqenit, demtimi i rruges dhe informaliteti po e demtojne rende turizmin ne alpet shqiptare. Bukuria e natyres eshte ajo qe terheq çdo njeri ne kete zone por vijon mungesa e ndergjegjsimit per mbajtjen paster te mjedisit qe eshte edhe burimi kyesor i punesimit.