Nisin punimet ne segmentin Kashar – Vore, devijohet levizja!
Written by rt on 11/06/2018
Nisin sot punimet ne segmentin e pare rrugor Kashar- Vore pjese e autostrades Tirane – Durres. Punimet konsistojne ne shtrimin e shtreses se asfaltit dhe rehabilitimin e plote te rruges sipas standardeve me te mira. Autoriteti Rrugor parashikon qe pas sezonit turistik te nise nderhyrja e plote per ne te gjithe autostraden nderkohe qe punimet ne kete segment te pare perfundojne ne fund te muajit korrik 2018. Per kete arsye gjate dites se sotme dhe neser do te bllokohet dhe kryhet nderhyrja ne segmentin e pare nga Qafe Kashari ne drejtim te Vores. Levizja e mjeteve te renda ne drejtim te veriut duhet te behet permes Kamzes nga rreth rrotullimi Casa Italia. Autoveturat qe shkojne ne drejtim te Durresit do te perdorin daljen tek mbikalimi i Kasharit ne drejtim te Vores. Drejtuesit e mjeteve qe kane si destinacion jugun, duhet te perdorin drejtimin nga Elbasani. Ndersa mjetet me kalim nga Rinasi drejt Durresit duhet te perdorin rrugen dytesore Qafe Kashar-Vore. Ne menyre te veçante drejtuesit e mjeteve qe perdorin segmentin Tirane-Durres dhe kthim duhet te perpiqen te zgjedhin drejtime alternative sipas udhezimeve qe do te jepen ne vazhdimesi nga Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore.