Kompanite britanike pranojne se paguajne me shume burrat sesa grate!

Written by on 05/04/2018

Kompanite britanike pranojne se paguajne me shume burrat sesa grate!

Rreth tete nga 10 kompani te medha ne Britanine e Madhe kane pranuar se paguajne me shume burrat se grate, pas nje liste te publikuar sot nga qeveria qe kerkon te vendose transparence per kete çeshtje. Ministria e Brendshme kishte dhene nje afat per kompanite me me shume se 250 punonjes ne te gjithe sektoret, si dhe per nje pjese te administrates, per te publikuar ndryshimet e tyre te pagave mes burrave dhe grave. Me shume se 10 000 kompani kane dhene keto informacione sot ne mengjes. Mes ketyre te fundit, 92% kane pranuar ekzistencen e ndryshimeve te pagave mes burrave dhe grave, 78% ne favor te burrave dhe 14 % ne favor te grave. Rreth 8% e shoqerive kane paraqitur paga te barabarta mes burrave dhe grave. Ne nje artikull te publikuar dje ne “Daily Telegraph”, kryeministrja, Theresa May i cilesoi dallimet ne page mes sekseve si padrejtesi e rende qe duhet menjanuar menjehere.

Tagged as

Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist