Kelvi Kadilli martohet Live ne Radio Travel
Written by rt on 29/09/2018
Një situatë aspak e zakonshme ka ndodhur ditën e sotme në Radio Travel.
Me nisjen e programit “Pop Sugar” nga gazetari dhe moderatori Ronaldo Sharka, ky i fundit ka pasur të ftuar moderatorin e njohur Kelvi Kadilli.
Kelvi ka folur për karrierën e tij, thashethemet në portale dhe planet për të ardhmen por, ajo çfarë ka tërhqur më shumë vëmendjen ka qenë martesa live në studio. Kelvi Kadilli i veshur me kostum dhëndrri, u martua me bukuroshen më të re të ekranit të Top Channel, Xhesi Muçaj, e cila kjo e fundit gjithashtu mbate të veshur fustanin e bardhë të nuses së bashku me vellon, çfarë i bënte ato një çift tepër simpatik.
Ronaldo, në mungesë të një prifti dhe kryetarit të bashkisë, kurorëzoi live Kelvi Kadillin dhe Xhesi Muçaj live në program.
Kelvi e lidhi këtë martesë në radio si shkak të lajmeve virale së fundmi, të cilat flasin për një ligj të ri ku nëse je beqar do të duhet të paguash 30 mijë lekë taksë në shtet, kështu që Kelvi vendosi të martohej me Xhesin në “Pop Sugar” Radio Travel.
Fustani i nuses dhe kostumi i dhendrrit u mundesuan nga Geraldina Sposa
Unazat u mundesuan nga Carkanji Jewellery
Dekorimi i studios nga Floral Fantasy
Fotografia nga Gentian Ferhati