Jeshilja ne mente, tendenca e kesaj vere!

Written by on 12/06/2018

E shijshme si një sorbeto, e lehtë si një ngjyrë pastel: jeshilja mente është nuanca perfekte për të shtuar një prekje “të freskët” në veshjet verore, veçanërisht kur temperaturat rriten në mënyrë dramatike dhe do te jete ngjyra perfekte per kete sezon. E bukur, por në të njëjtën kohë delikate, është një nga aleatët e çmuar të stilit. Ndër fansat e saj janë Mbretëresha Elizabeta II, së bashku me sovranin (e modës) Giorgio Armani, i cili me madhështinë e tij ndan pasionin për veshjen e gjitha me këtë ngjyrë. Stilisti nuk është i vetmi që ka përfshirë jeshilen mente mes propozimeve të modës së kësaj vere; përkrah tij janë edhe Calvin Klein, Luisa Beccaria, Versace, Kenzo e Channel. Të kombinosh jeshilen mente, ose ta përziesh me të bardhën e të zezën, ose me stampime dhe fanatazi.Për një efekt minimal shik përqendrohuni tek aksesorët; bizhuteritë, sandalet, portofolët dhe çantat e vogla.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist