Palma de Majorca ndalon dhenien me qira te apartamenteve private per turistet!
Written by rt on 12/06/2018
Pas Barcelones edhe Palma de Majorca i shpall lufte qirave te shkurtra per pushime ne apartamentet private ne vend. Sipas vendimit te fundit te autoriteteve spanjolle ne kryeqytetin e ishujve Baleare qe nga 1 korriku i ketij viti vendasit qe zoterojne nje apartament nuk mund ta japin me qira per sezonin turistik per pushuesit e huaj ne Palma. Palma de Majorca behet kshu qyteti i pare qe ndalon ne menyre te prere qirate e shkurtra per turistet. Nje tjeter qytet qe ka marre masa ndaj platformes se rezervimit Airbnb ne Spanje eshte edhe Valencia qe ka reduktuar numrin e diteve te rezervimit te apartamenteve me qira ne 45 nga 60 qe ishin me pare ne harkun kohor te nje viti.