Italia, destinacioni me me shume lidhje nga Aeroporti i Rinasit!

Written by on 12/06/2018

3 nga 5 pasagjere qe udhetuan me avion gjate muajit Prill ne Shqiperi kane ardhur nga apo kane pasur si destinacion aeroportet e Italise. Te dhenat vijne nga Autoriteti i Aviacionit Civil, i cili ka analizuar fluksin hyres dhe dales te Aeroportit Nderkombetar “Nene Tereza”. Italia eshte destinacioni qe zoteron pjesen me te madhe te tregut, 60%, nga ku perfitojne edhe kompanite ajrore qe operojne linja me vendin pertej Adriatikut. Ne vijim, pritet qe sezoni turistik te ndikoje edhe me tej ne raportet qe zene kompanite ajrore ne treg. Rritje mendohet te kene serish linjat qe ofrojne fluturime me Italine, destinacionet turistike ne Turqi, si dhe fluturimet charter pritet te zene nje pjese konsiderueshem me te madhe me shtimin e itinerareve te reja me shtete si Izraeli apo vendet nordike.

 


Current track

Title

Artist

Background