Ifa 2018 ne Berlin, Samsung prezanton televizorin revolucionar “The Wall”

Written by on 31/08/2018

 

Ne Berlin po organizohet spektakli me i madh i teknologjise, qe do te jete i hapur per publikun e gjere nga data 31 gusht deri ne 5 shtator.Ne kete eveniment, kompani te ndryshme prezantojne vizionin e tyre per produktet dhe sherbimet e epokes se ardhshme te nje jete plot nderlidhje, mundesuar nga Inteligjenca artificiale dhe 5G. midis produkteve me inovative vleresohet televizori i ri i Samsung. Behet fjale per “The Wall” apo “Muri”, nje ekran revolucionar Micro LED i projektuar per sipermarrjet dhe ambientet jashte shtepise. I pajisur me teknologji vete-emetuese te ekranit dhe nje dizajn modular, “The Wall” mund te personalizohet teresisht duke bere te mundur qe perdoruesit te mund te zgjedhin pa hezituar menyren se si te integrojne ekranin e televizorit ne hapesirat e tyre dhe te kete shume funksione njekohesisht.


Current track

Title

Artist

Background