Greket kryesojne ne qendrimin para ekranit edhe jashte pune!

Written by on 08/05/2018

Nje sondazh i kryer ne 15 vende te BE-se ne mes te viteve 2008 dhe 2015 tregon se koha jashte punes qe te rriturit shpenzojne per aktivitetet e lidhura me ekranin, siç jane shikimi i televizionit ose mediave te tjera, duke luajtur lojera kompjuterike ose aktivitete te tjera ne ekrane smartfonash, kryesohet nga greket. Me shume se 3 ore ne Greqi shpenzohet perpara ekraneve, qe s’ka lidhje me punen, e me pak ne Europe shpenzohet ne Itali, me me pak se dy ore ne dite. Anketa mbulon grupmoshat 20 deri ne 74 vjeç, raporton Eurostat.Ne Greqi, 95.1% e popullsise se anketuar thone se ata jane angazhuar ne aktivitete te lidhura me ekranin jashte punes. Ata u pasuan nga Finlanda (92.9%), Polonia (91.6%) dhe Rumania (91.5%).Te anketuarit nga Franca (84.2%), Italia (84.5%) dhe Austria (87.0%) raportuan pjesen me te ulet te kohes se shpenzuar ne ekrane tv, kompjuteri apo telefoni, jo per pune.Per sa i perket aktiviteteve para ekranit, kohezgjatja mesatare e pjesemarrjes shkon nga 3 ore 17 minuta ne Belgjike dhe 3 ore e 14 minuta ne Greqi, qe kryesojne listen.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist