Fluksi i turistëve zhvlerëson euron në këmbim të lekut
Written by rt on 19/06/2019
Dy javët e para të qershorit kanë shënuar rritje të ndjeshme të numrit të turistëve në vendin tonë. Ky fluks ka ndikuar edhe në tregun valutor duke sjellë zhvlerësim të euros në këmbim me lekun. Turizmi në Shqipëri po konsolidohet në pozita të volitshme në të gjitha llojet e tij. Turizmi bregdetar vazhdon të mbetet më i preferuari. Sipas ekspertëve të valutave,eurot nga industria e turizmit janë faktorët kryesorë që kanë ndikuar në nënçmimin e monedhës së përbashkët në raport me lekun.