Delfinet ndihen me mire kur bashkeveprojne me njerezit!

Written by on 28/05/2018

Shkencetaret, te cilet punojne me delfinet ne parkun ujor afer Parisit, jane perpjekur te masin ndjenjat e delfineve qe jetojne ne rezervate.Kerkuesit thone se ky eshte projekti i pare per te ekzaminuar gjendjen e delfineve gjate kohes qe jane ‘ne roberi’ dhe cilat aktivitete ata pelqejne me shume. Ata zbuluan se gjitaret ujore parapelqejne te bashkeveprojne me nje njeri te njohur per ta. Rezultatet, thone ata, ‘tregojne se sa me te lidhur te jene me humanet, aq me mire ndihen delfinet.’  Studimi, ishte pjese e nje projekti 3 vjeçar, i cili studionte mireqenien e delfineve ne nje zone te kufizuar. Kafshet treguan se mezi prisnin te shihnin trajnerin e tyre dhe rrinin me fytyre nga drejtimi ku shfaqet zakonisht  ai. Per delfinet nje marredhenie e mire me humanet, do te thote nje mireqenie me e mire per ta.

 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist