Coca Cola pa ngjyre? Mund ta shijoni ne Japoni!

Written by on 08/06/2018

Ngjyra kafe e erret ka qene per dekada sinonim i Coca-Cola, por tashme nuk eshte me keshtu.Japonia ka nxjerre ne treg nje version te ri te pijes popullore, nje leng i tejdukshem i cili duket si uje por qe ne fakt eshte “Coca Cola Clear”, nje pije me zero kalori sipas prodhuesit.“Coca-Cola Japan” doli me konceptin e lenies se perberesve te karamelit qe i japin pije ngjyren e saj te dallueshme dhe e zhvilluan ate per nje vit para se selia e SHBA-se ta miratonte idene.Pija ka shijen e limonit dhe ka zero kalori. Per kete pije me shume se 50 mostra dhe shije u eksperimentuan derisa u mor vendimi dhe u perzgjodh shija e limonit. “Coca Cola Clear” do te dale ne treg diten e hene ne Japoni, por ende nuk dihet nese kete pije mund ta gjeni ne te gjithe boten.


Current track

Title

Artist

Background