Australia miraton një ligj të ashpër kundër dhunës në median sociale!

Written by on 04/04/2019

Parlamenti australian ka miratuar ligjin e ri kundër terrorizmit, që parashikon dënime të ashpra për rrjetet sociale që transmetojnë video me përmbajtje të dhunshme, si rasti i sulmit më të fundit në xhamitë në Christchurch, në Zelandën e Re.

Sulmuesi i dyshuar i Christchurch, një australian 28-vjeçar, transmetoi live në FB një video 17-minutëshe të të shtënave.

Të paktën 50 frekuentues të xhamisë u vranë në sulmin terrorist të muajit mars.

“Ndodhitë në Christchurch na kanë treguar se interneti mund të përdoret për të shpërndarë mesazhe urrejtje dhe terrori”, tha Prokurori i Përgjithshëm, Christian Porter para parlamentit të enjten përpara se të paraqiste për votim ligjin kundër shpërndarjes së materialeve të dhunshme.

 “Ky projektligj përfaqëson një pjesë të rëndësishme të reagimit të qeverisë australiane ndaj këtyre ngjarjeve,” shtoi Porter.

Qeveria thotë se Australia do të bëhet vendi i parë në botë që do të penalizojë gjigantët e medias sociale me burg dhe gjoba miliona dollarëshe nëse nuk i heqin shpejt materialet e dhunshme.

Projektligji i qeverisë u mbështet nga Partia Laburiste e opozitës dhe u kalua shpejt nga të dyja dhomat e parlamentit pasi parlamenti do të mbyllet këtë javë për zgjedhjet federale muajin e ardhshëm.

 Projektligji, i cili u prezantua dhe kaloi Senatin të mërkurën mbrëma, do të bëhet ligj pas miratimit mbretëror nga Guvernatori i Përgjithshëm në javët e ardhshme.

Qeveria australiane ka kritikuar gjigantët e medieve sociale pas Christchurch, duke thënë se ata duhet të bëjnë më shumë për të ndaluar “terroristët dhe kriminelët që përhapin urrejtje dhe dhunë”./ /esko/ a.jor./ATSH-DPA/


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist