Shqipëria humb një pozicion në renditjen e FIFA-s !
Written by rt on 04/04/2019
Kombëtarja Shqiptare e Futbollit ka humbur një pozicion në renditjen e FIFA-s për muajin prill.
Kombëtarja Shqiptare ka zbritur në vendin e 62-të si rezultat u humbjes me Turqinë në ndeshjen e parë eliminatore të Euro 2020.
Pavarësisht se humbja në “Loro Boriçi” u pasua nga fitorja e thellë 0-3 në fushën e Andorrës, cilësia e dobët e kundërshtarit, krahasuar me Turqinë, bëri që kuqezinjtë të humbnin terren në klasifikim.
Ndërsa Kosova, e cila mori dy barazime inkurajuese në “Fadik Vokrri”, 2-2 me Danimarkën në miqësore dhe 1-1 me Bullgarinë në eliminatoren e parë të Euro 2020, u ngjit në renditje nga vendi i 130-të në të 127-in.
Ndryshime thuajse të pandjeshme sa i përket 10-shes më të mirë. Vazhdon të kryesojë Belgjika, e ndjekur nga Franca e Brazili. Anglia shkëmben vendet me Kroacinë, ndërsa Uruguai me Portugalinë. Më pas klasifikohen pa asnjë ndryshim nga një muaj më parë Zvicra, Spanja dhe Danimarka./a.g/ATSH/